15:00 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Messi, sherr në aeroport

Performanca e mbrëmjes së djeshme në Ligën e Kampionëve mund të konsiderohet thjesht për t’u harruar për argjentinasin Lionel Messi, pasi nuk mundi të bënte asgjë për të shmangur eliminimin e turpshëm.

Por, si të mos mjaftonte zhgënjimin përballë Liverpoolit, ‘pleshti’ u përball edhe me tifozët katalonasë në aeroport teksa po bëhej gati t’i bashkohej skuadrës në bordin e avionit.

31-vjeçari mbërriti me vonesë në aeroport për shkak se pas ndeshjes iu desh të kryente kontrollet e anti dopingut. Pasi mbaroi të gjithë procedurat, argjentinasi së bashku me rojën e tij private dhe menaxherin Pepe Costa, mbërritën në aeroport aty ku një grup njerëzish sapo panë Messin, nisën kore kundër tij dhe ta ngacmonin rreth ndeshjes.

U desh ndërhyrja e sigurisë për të shmangur një konfrontim fizik dhe për të mos acaruar edhe më shumë situatën. Megjithatë, në aeroport pati edhe nga ata që e duartrokitën Messin, sepse pavarësisht mbrëmjes horror, pleshti ka një kontribut madhor në sukseset e klubit në vitet e fundit.