12:54 / E Shtunë, 16 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Messi, trajnerit të Brazilit: “Mbylle gojën…”

Argjentina mposhti me rezultatin 1-0 Brazilin ditën e djeshme, në një ndeshje ku nuk munguan polemikat edhe pse ishte vetëm një miqësore.

Ishte Lionel Mesi i cili i dha fitoren kombëtares së tij, teksa shënoi në pjesën e parë nga penalltia, të cilën e kishte fituar vetë. Pikërisht për penalltinë e fituar kanë reaguar keq lojtarët e Brazilit, të cilët protestuan te arbitri se si mund të jepej një 11-metërsh i tillë.

Poashtu Messi kishte një konfrontim verbal me trajnerin e Brazilit, Tite, të cilit ia bëri me gjest që të heshte.

Tite më pas deklaroj: “Unë u ankova sepse Messi duhej të ndëshkohej me karton i verdhë dhe ai më tha të mbyllja gojën dhe unë i thashë ta mbyllte gojën. Unë nuk dua të përgjigjem më për këtë. Duhet një gjyqtar i fortë për të sepse ai do t’ju gëlltisë. Unë kisha të drejtë. ” /IndeksOnline/