17:36 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Messi tregon futbollistët e preferuar të fëmijëve të tij

Lionel Messi ka zhvilluar një intervistë ku përveq karrierës së tij si futbollist ka folur edhe për familjen e tij.

Messi ka treguar që fëmijët e tij e kanë pasion futbollin dhe ai mundohet që dashurinë e tij që e ka për futbollin të ja u transmetojë edhe fëmijëve të tij.

Futbollisti i Barcelonës ka treguar që djali i tij Thiago është më i interesuar për futbollin pasi që i bën pyetje vazhdimisht, transmeton IndeksOnline.

Por për futbollistët e preferuar të fëmijëve të tij Messi ka treguar që janë Suarez, Griezmann pastaj edhe Vidalin e kishin vlerësuar për stilin e flokëve të tij.

Mirëpo sipas Messit, ata i pëlqejnë edhe futbollistët jashtë Barcelonës, siç është Mbappe, Cristiano Ronaldo, Neymar./Indeksonline/.