11:22 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Messi tregon skuadrat favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve

Lionel Messi ka zgjedhur katër klubet “më të fortë” që ai mendon se do të rivalizojë Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

Katalanasit luajnë ndeshjen e parë të fazës së 1/8 kundër Napolit javën e ardhshme, pasi ata kërkojnë të fitojnë garën për herë të parë që nga viti 2015.

Barca pësoi humbje dramatike në fazat e nokauti në dy sezonet e kaluara, duke u eliminuar nga  Liverpooli në gjysmëfinale majin e kaluar dhe nga Roma në çerekfinale në vitin 2018.

Të gjithë ekipet janë të ndërlikuar dhe të vështirë,”  tha Messi në një intervistë të gjerë me Mundo Deportivo .

PSG shkoi për të luajtur me Dortmundin dhe humbi, Liverpool shkoi në fushën e Atletico dhe humbi, por unë mendoj se Liverpool, Juventus , Paris dhe Madrid janë më të fortët sot“. /IndeksOnline/