17:43 / E Hënë, 02 Gusht 2021 / AR

Messi vazhdon me Barcelonën

Leo Messi do të rinovojë kontratën me Barccelonën deri në vitin 2026. Marrëveshja mes yllit argjentinas dhe katalonasve tani është e plotë dhe e vetmja gjë që mungon tani është që presidenti Joan Laporta të arrijë të reduktojë pagat e lojtarëve, në mënyrë që kapiteni të nënshkruajë kontratën e tij të re.

Negociatat që kanë nisur muajt e fundit janë mbyllur, teksa SPORT meson nga burime të besueshme të Barcelonës se është caktuar të bëhet zyrtare në ditët në vijim.

Messi ishte pa kontratë nga 30 qershori, por tregoi gjithmonë interesim të zgjaste marrëdhënien e tij me Barcelonën. Rinovimi do të jetë për pesë vite me një reduktim të pagës për 50%, i detyruar nga situata e keqe financiare që po kalon klubi.

Messi, aktualisht është ende në pushime në Ibiza. Një gjë është e sigurt që Messi s’do të rikthehet në stërvitje derisa të nënshkruhet kontrata e re dhe se ai nuk do të marrë pjesë në ndeshjen ndaj Juventusit nëse rinovimi nuk është zyrtarizuar.