10:08 / E Shtunë, 12 Gusht 2023 / A. M.

Messi vazhdon me spektakël në Amerikë, një tjetër gol për Inter Miami

Lionel Messi e ka rigjetur lumturinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Argjentinasi po vazhdon të dhurojë spektakël në çdo ndeshje.

Në çerekfinalen e Kupës së Ligës, Inter Miami triumfoi 4:0 ndaj Charlotte, duke e siguruar kështu fazën gjysmëfinale.

E Leo Messi kontribuoi me një gol dhe shumë pasime kyçe.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë realizoi golin e katërt, duke shënuar kështu në pesë ndeshjet që ka luajtur me Inter Miamin.