75 Mall Live Search
18:27 / E Diele, 29 Prill 2018 / indeksADMonline

Mësuesi i ngacmoi seksualisht mbesën, xhaxhai i të miturës: Do bëjmë vetëgjyqësi

Rasti i mësuesit nga fshati Kalasë i Delvinës ka tronditur banorët e këtij fshati. Neshat Tepelena akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë minorene, ndërsa rasti sipas nënës së vajzës ka ndodhur dy muaj më parë, por ajo është munduar ta mbajë të fshehtë për shkak të opinionit publik. Banorët e këtij fshati thonë se ky është rasti i tretë që ky mësues ngacmon vajza, ndërsa xhaxhai i të miturës ka thënë për Ora News se në rast se nuk vepron ligji mbi mësuesin, do të bëjnë vetëgjyqësi.

Ai tha: “Ne si familje jemi në presion shumë të madh. Nëse ligji nuk do të bëjë gjë, detyrohemi të bëjmë vetëgjyqësi. Ne do të bëjmë vetëgjyqësi se është turp për ne tre vëllezër dhe një mori djemsh që kemi mbrapa të na… një maskara. I lutemi dhe gjykatësit, prokurorisë dhe policisë ti shkojnë deri në fund.”

Në befasi nga ngjarja janë zënë dhe kolegët e tij.

Një ish-kolegu i tij ka thënë:

“Kam qenë koleg me zotërinë që flitet, Neshat Tepelenën, që më vjen vështirë t’ia them emrin tani. Herën e parë në nëntor të 2003, që kam qenë koleg më të, problemi u hap, vajti deri në seksion të arsimit. Përgjegjës i zyrës arsimore Delvinë ka qenë Vladimir Dema. Për këtë ngacmimin seksual tek vajza nuk e besova, sepse kemi fëmijë. Fëmijët në shkollë i marrim për të mësuar, nuk i marrim të mendojmë gjëra… Edhe ne si kolektiv na erdhi e papritur u mblodhëm si kolektiv mësuesish dhe e lamë me një vërejtje zotin Neshat.”

Ndërsa kryeplaku i fshatit, Ferdin Xhaferri është shprehur se Tepelena është përballur me një rast të ngjashëm edhe në vitin 2003