19:25 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Mësuesja 29 vjeçare pranon se ka përdorur nxënësin e saj për përmbushjen e dëshirave seksuale

Një ish mësuese e shkollës së mesme në Wisconsin ka pohuar se është fajtore për keqpërdorim seksual të nxënësit të saj 17 vjeçar.

Ky pohim erdhi pasi që policia kishte zbuluar përmes mesazheve në telefon se ajo ishte në lidhje me nxënësi për më shumë se gjashtë muaj.

Samantha Gitzpatrik, 29 vjeçare ka pranuar fajësinë të martën, si pasojë e të cilit pritet të dënohet me gjashtë vite burgim.

Ajo u arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar, pasi që u zbulua se ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale me një nga studentët e saj.

Kështu kishte thënë edhe kolegu i saj, mësues në shkollë duke theksuar se këtë e kishte dëgjuar edhe nga nxënësit e tjerë, të cilit kishin thënë se viktima po kryente marrëdhënie seksuale me mësuesen në shtëpinë e saj.

Ndryshe, kur Fitzpatrick ishte akuzuar kishte thënë se e kishte dërguar në shtëpi me makinë por nuk kishte kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale me nxënësin e saj./Indeksonline/