18:33 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mësuesja e kopshtit ther fëmijët me kapse të letrave për t’i futur në gjumë

Një mësuese e cerdhëve në Kinën qendërore është dënuar me tetë muaj burg pasi ka therur fëmijët me kapëse letrash gjatë kohës së gjumit.

Gruaja, e quajtur Lan, përdorte kapsen e letrave për t’i therur më shumë se 20 fëmijë në krahë, këmbë gjatë vitit të kaluar.

Lan, 22 vjece, tha para Gjykatës se ajo përpiqej të trembte nxënësit që nuk flinin, duke thënë se është penduar për veprimin e saj.

“Unë jam shumë, shumë keq. Unë e kuptoj se unë i keqmenaxhova fëmijët, “tha vajza e re para gjykatës më 29 janar, përpara se ajo të dënohej të martën./Indeksonline/