14:06 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Mësuesja e therur me thikë jashtë rrezikut për jetë

Gjendja shëndetësore e një mësueseje të shkollës “7 Marsi” në Prishtinë, pasi u godit sot me thikë nga një prind, është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Kjo është bërë e ditur nga mjekët në QKUK, sipas së cilëve, gjendja e mësueses së therur me thikë ka qenë e rëndë kur është sjellë për trajtim në këtë institucion shëndetësor.

“Rreth orës 10:18 e kemi pranuar një paciente me inicialet V.N, e lindur në 1969, e cila ka pasur lëndime në abdomen. Gjendja momentale e pacientes është stabile dhe janë bërë të gjitha ekzaminimet e mundshme. Terapia është dhënë dhe tani pranohet në kirurgjinë abdominale”, tha Dafina Basholli, specialiste e mjekësisë emergjente. /Indeksonline/