09:51 / E Martë, 13 Prill 2021 / Blerim

Mesut Ozil po blen klub në Meksikë, së bashku me dy aktore të njohura

Mesut Ozil është duke planifikuar të investoj në një klub në Meksikë.

Ashtu siç shkruajnë mediat në Turqi, ish-lojtari i Arsenalit, tani i Fenerbahçes me një grup investitorësh, kanë arritur marrëveshje për ta blerë klubin meksikan, Necaxa, transmeton IndeksOnline

Ozil do të jetë bashkëpronar i këtij klubi bashkë me dy aktoret e njohura, Eva Longaria dhe Kate Upton (modele dhe aktore).

Klubi i Necaxa në ligën meksikane në 14 xhiro ka grumbulluar vetëm 10 pikë dhe gjendet në pozitën e fundit në tabelë (18)./IndeksOnline/