15:57 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Mesut Ozil pritet të jetë kapiten i Arsenalit kundër Liverpoolit

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka bërë të ditur që Granit Xhaka nuk do të përfshihet në ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Liverpoolit që zhvillohet të mërkurën.

Spanjolli në konferencë për shtyp, njoftoi se gjermani Mesut Ozil mund të mbajë shiritin e kapitenit në këtë ndeshje.

“Kam folur këtë mëngjes me Mesutin dhe ai është i gatshëm të ndihmojë ekipin pas problemit me Xhakën. Neve na duhet ai në fushë, kualiteti dhe aftësitë e tij” ka deklaruar Emery.

Ndryshe, ai nuk ka dashur të komentoj se a do të mbetet edhe më tutje Xhaka kapiten i përherëshëm apo jo. /Indeksonline/