09:06 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Meta dhe Erdogan zotohen se do punojnë në luftën kundër terrorizmit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar me homologun e tij nga Turqia, Rexhep Taip Erdogan, përcjellë Indeksonline.

Përmes një postimi në Facebook, presidenti shqiptar ka shkruar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera.

Meta më tutje ka shtuar se me Presidentin e Turqisë janë dakorduar për të zhvilluar marrëdhëniet edhe me tej në të ardhmen, e veçanërisht në luftën kundër terrorizmit.

Postimi i plotë i Metës:

Kënaqësi të pritesha në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe të vlerësonim marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve dhe vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen.

Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe.

Vumë theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona. /Indeksonline/