08:36 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

Meta e nis ditën me një foto me Ramën, thotë se timonieri ynë s’ka frena

Ilir Meta sapo ka publikuar një fotografi me Edi Ramën. Por, mesazhi i tij nuk ka karakter miqësor për kryeministrin shqiptar.

Presidenti i vendit thotë se timonieri i jonë ka timon, por jo edhe frena.

“Mirëmëngjes të dashur qytetarë!
Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja. Po çfarë është Ramaforma? Përgjigje e thjeshtë: Zbatimi ”krijues” i Reformës.

Timonieri ynë ka timon por s’ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të lartë.
Pas pak po e nisim me Kryereformën në drejtësi meqënëse pas pak ditësh nisim festimet për 3-vjetorin e miratimit të saj me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtura” shkruan Meta në Facebook./Indeksonline/