13:52 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Meta: Fakti se unë qëndrova në Medvegjë,Preshevë e Bujanoc tregon se Serbia është vend i hapur

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i cili së fundi realizoi një vizitë dy ditore në jug të Serbisë, ka thënë se fakti se ai vizitoi Medvegjën dhe që më parë ishte në Preshevë e Bujanoc do të thotë se Serbia është vend i hapur, raporton Tanjug, transmeton Indeksonline.

“Fakti që unë jam këtu, tregon se Serbia është vend i hapur. Fakti që për mua dhe përfaqësues të tjerë është organizuar një pritje e tillë, kjo na bën të ndihemi mirë”, ka thënë Meta./Indeksonline/