22:21 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Meta fton Ramen në takim, kryeministri i përgjigjet: Jam i zënë!

Presidenti i Shqipërisë  Ilir Meta ditën e sotme ka ftuar në takim kryeministrin e vendit Edi Rama për të diskutuar për situatën politike në vend.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu është përgjigjur ftesës së tij përmes një postimi në rrjetin social Twiter ku shkruan:

“Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial,ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh,kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim:Kemi zgjedhje,jam i zënë!”, shkruan Rama në Twitter./Indeksonline/