75 Mall Live Search
16:24 / E Martë, 31 Mars 2026 / B XH

Meta i drejtohet sërish Gjykatës së Lartë, kërkon lirinë

Ilir Meta i është drejtuar sërish Gjykatës së Lartë duke i kërkuar të lirohet.

Siç raporton Top Channel, Ilir Meta i është drejtuar sërish Gjykatës së Lartë, ku kërkon zëvendësimin e masës arrest me burg me një masë më të butë sigurimi.

Ndërkohë, një javë më parë, Gjykata e Posaçme e refuzoi sërish ish-presidentin Ilir Meta, i cili i kishte kërkuar të gjitha opsionet, edhe garanci pasurore prej 50 mijë eurosh, edhe arrest shtëpie, edhe lirim të menjëhershëm.