13:39 / E Mërkurë, 19 Janar 2022 / A. M.

Meta nis konsultimet me partitë për datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore

Presidenti Ilir Meta ka nisur sot konsultimet me partitë politike për shpalljen e datës për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Ditën e sotme, kreu i grupit të PS, Taulant Balla është i pari që po zhvillon një takim në mjediset e Presidencës me kreun e shtetit, raporton Euronews.al.

Sipas rregullores në këtë takim duhet të ishte Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, por ftesa nuk ka shkuar zyrtarisht në PS. Për takim është ftuar Balla.

Janë 6 bashki; Vora, Dibra, Shkodra, Lushnja, Rrogozhina dhe Durrësi të cilat nuk kanë kryetarë.

Këto bashki drejtohen nga kryetarë të emëruar dhe jo të zgjedhur nga qytetarët.