23:15 / E Mërkurë, 18 Tetor 2023 / AR

Meta po vjen me risi për aplikacionin

‘Meta Platforms’ ditën e sotme tha se do të hapë kanale transmetimi, që do jetë një veçori për shpërndarjen publike të mesazheve nga individët, në Facebook (NASDAQ: META ) dhe Messenger.

Njoftimi vjen pasi kanalet e transmetimit të aplikacionit të mesazheve në Telegram kanë marrë një rol të rëndësishëm në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit, si mjeti kryesor që grupi islamik palestinez po e përdor për të komunikuar me botën, transmeton Indeksonline.

“Aktualisht jemi duke testuar aftësinë e Pages për të krijuar kanale transmetimi dhe presim që ta shpërndajmë këtë në javët e ardhshme”, tha Meta në një deklaratë.

Meta zgjeroi kanalet WhatsApp për përdoruesit në mbi 150 vende muajin e kaluar. Ky funksion është gjithashtu i disponueshëm në Instagram./Indeksonline/