08:34 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Meta takon edhe Kurtin: Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dje ka qëndruar në Prishtinë, shkruan Indeksonline.

Përveq takimit me anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës me Isa Mustafën, ai u takua edhe me kryeministrin e ardhshëm Albin Kurti.

Meta ka thënë se i ka falënderuar të dy palët për solidaritetin që kanë treguar dhe ndihmën konkrete që kanë dhënë në mbështetjen e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Po ashtu iu uroj suksese si dy partitë më të votuarat më 6 tetor.

“Dje në Prishtinë falenderova edhe Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja z.Albin Kurti dhe Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës z.Isa Mustafa për solidaritetin që kanë treguar dhe ndihmën konkrete që kanë dhënë në mbështetjen e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Si fitues të zgjedhjeve parlamentare iu urova suksese në partneritetin e tyre për krijimin e institucioneve të reja qeverisëse. Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë”, ka shkruar ai./Indeksonline/