20:18 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

Meta takon Kurtin, zbulon çfarë u diskutua në Presidencë

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili ndodhet në Shqipëri.

Kreu i shtetit ka publikuar në faqen e tij në ‘Facebook’ një foto nga takimi në Presidencë, ndërsa thotë se e uroi Kurtin për suksesin në zgjedhje.

“Kënaqësi të prisja sot liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z.Albin Kurti dhe ta uroja për suksesin e arritur në zgjedhje.

Uroj që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike, që të jetë një shembull pozitiv në të gjithë rajonin, siç e dëshmoi edhe në zgjedhjet e fundit, për standardet demokratike, por edhe për mirëqeverisjen” shkruan Meta.