14:08 / E Enjte, 14 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Metoda 100% natyrale që eleminojnë rrathët e zinj poshtë

’Nuk ke fjetur mirë mbrëmë?’’ është një ndër pyetjet më të shpeshta që na bëjnë, sa herë që disa rrathë të shëmtuar të zinj na shfaqen poshtë syve. E megjithatë pagjumësia nuk është shkaku kryesor i shfaqjes së tyre. Në kundërshtim me besimin popullor, rrathët e errët të syve nuk janë thjesht rezultat i lodhjes apo pagjumësisë. Pas kalimit të një moshe të caktuar, lëkura humbet elasticitetin dhe aftësinë për t’u rigjeneruar.

Një tjetër faktor, që ndikon në krijimin e rrathëve të zinj poshtë syve, është edhe ekspozimi i tepërt në diell. Anemia dhe dehidratimi mund të jenë po ashtu dy prej shkaqeve kryesore që mund të çojë në krijimin e tyre. Një prej veprimeve të para parandaluese është konsumi i ujit. Duhen konsumuar të paktën 10 gota ujë në ditë, në mënyrë që uji të largojë nga trupi toksinat, të cilat kontribuojnë në shfaqjen e rrathëve të zinj.

Edhe pse mund të tingëllojë e çuditshme, kafeja mund t’ju vijë në ndihmë, por jo në formën e pijes. Ju mund të reduktoni rrathët e zinj nëse i lyeni me mbetjen e kafesë. Sekreti qëndron në kafeinën që gjendet në kafe, e cila ndihmon në kontraktimin e enëve të gjakut nën sy. Gjithçka që duhet të bëni është të aplikoni llum kafeje poshtë syve dhe ta mbani për 30 minuta.

Një recetë tjetër interesante që mund t’ju vijë në ndihmë është të formoni një përzierje me xhelin e Aloe Veras, vaj bajamesh dhe vitaminë E. Në një enë shtoni dy lugë çaji me xhel Aloe Vera, 2 lugë çaji vaj bajamesh dhe shtrydhni 4 kapsula vitaminë E. Aplikoni këtë krem çdo natë para se të shtriheni në krevat. Lëkura rreth syve do të qetësohet dhe pas disa trajtimesh me rrathët e zinj do të zbehen.