22:38 / E Diele, 26 Maj 2019

Metoda më e mirë për të kursyer para

Kursimi i parasë nuk është i lehtë, sidomos për ata persona që thjesht nuk mund të ndalojnë së shpenzuari. Por ndonjëherë paratë e kursyera na duhen më shumë se çdo gjë. Prandaj do të ishte mirë sikur ti kishim.

Ju prezanton një metodë që do t’iu ndihmojë të ruani një shumë paraje shumë shpejtë.

Mënyra e kursimit nëpër faza

Kjo metodë do një vit ose 52 javë. Poenta është të kurseni një shumë më të madhe se javën paraprake.

P.sh: Ne do të fillojmë me 5€. Javën tjetër kurseni 10€, dhe pastaj javën tjetër 15€. Dhe javën e fundit të vitit duhet të jepni 260€. Në fund të vitit ju do të keni kursyer 6,890€.

Kjo metodë funksionon vetëm nëse e bëni si rregull tuajin që çdo javë duhet të kurseni një shumë parash. Nëse është e vështirë, provoni të ulni shumën fillestare dhe ta duplikoni atë çdo javë. P.sh filloni me 2€, javën tjetër plus 4€, tjetrën plus 6€ e kështu me radhë deri në fund të vitit.