07:32 / E Hënë, 05 Tetor 2020 / indeksADMonline

Metoda më e shpejtë për rritjen e qerpikëve

A keni dashur gjithmonë të keni qerpik të gjatë?

Provojeni këtë përzierje të vajrave dhe do të vëreni ndryshimin vetëm pas 1 muaji. Të gjithë këta përbërës mund të gjinden në barnatore.

Merrni një brushë të një maskare dhe lajeni mirë. Në një shishe të vogël vendosni:

¼ vaj ricini;

½ vaj të Vitamin E;

¼ Aloe vera gel;

Përzijini të gjithë përbërësit sa më shumë që të mundeni dhe me brushën e maskares aplikoni një shtresë të hollë në qerpikët ose vetullat tuaja. Ju duhet ta aplikoni këtë përbërje çdo natë para se të flini.

Vaji i ricinit ndihmon në trashjen e qerpikëve tuaj, ndërsa aloe vera dhe vitamin E ndihmojnë në zgjatjen e tyre. Ju do ti vëreni ndryshimet pas 1 muaji dhe me të vërtetë do të habiteni nga ajo që do të shihni!