10:31 / E Diele, 05 Prill 2020 / indeksADMonline

Metoda për pastrimin e banjos

Pastrimi i banjës nuk është e lehtë dhe kërkon kohë dhe përkushtim për ta bërë.

Rubinetet e bllokuara, pasqyra gjithmonë me njolla, pllakat e pista dhe krijimi i mykut, WC apo pllaka e dushit që nuk zbardhen janë probleme që përballen të gjithë.

Ja disa mënyra të thjeshta si ti pastroni këto dhe të mos harxhoni të gjithë ditën tuaj.

-Për një pasqyrë pa njolla dhe vija.

Përgatisni vetë një pastrues pa elementë toksik duke bashkuar peroksid hidrogjeni dhe pak sodë buke dhe më pas me anë të një shishe spraj lyeni pasqyrën. Pastrojeni me një sfungjer të pastër dhe pasqyra nuk do të krijojë më avuj apo njolla uji në të.

2-Për një vaskë shkëlqyese.

Miksoni gjysmë filxhani uthull, 1 filxhan alkool dhe 1/4fi lxhan sodë bukë dhe më pas shtojini pak ujë të ngrohtë. Spërkateni masën e përgatitur në të gjithë vaskën dhe lëreni të veprojë për 15 minuta më pas fërkojeni dhe shpëlajeni. Ajo do të shkëlqejë si të ishte e re.