10:15 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / OSH

Metropoli botëror priti pasagjerët e parë pas 5 muajsh

Qyteti i dytë më i madh në Australi, Melbourne, mirëprit pasagjerët e parë nga jashtë pas pesë muajsh.

Australia kishte mbyllur kufijtë e saj për shtetasit e huaj që nga marsi dhe aeroportet përreth Melburnit ndaluan të pranonin pasagjerë vendës në qershor.

Pasagjerët e ardhur fillimisht do të qëndrojnë në hotele, të cilat janë të specifikuara për karantinë.

Australia do të marrë këtë javë masa të reja, të cilat do të vlejnë për festat e fundvitit./Indeksonline/