19:04 / E Diele, 12 Korrik 2020

Mezani: Drenica kundërshtar i papërshtatshëm, një javë për tu përgatitur për Dritën

Gjilani shënoi fitore me rezultat 2-0 në ndeshjen ndaj Drenicës e vlefshme për javën e 30-të të Superligës së Kosovës.

Trajneri i skuadrës, Gentian Mezani ka folur pas ndeshjes duke thënë se kjo fitore ishte shumë e vështirë ndaj një kundërshtari të papërshtatshëm.

Ishte fitore shumë e mirë për ne pasi na duhen tri pikët, kemi humbur shumë raste por tri pikët janë të mëdha pasi Drenica është e papërshtatshme“, ka thënë trajneri i Gjilanit për Supersport Kosova.

Kanë mbetur edhe tri ndeshje dhe këto pikë ishin shumë të rëndësishme për objektivat tona“.

Kemi një javë kohë për tu rikuperuar dhe për të organizuar ndeshjen ndaj Dritës“, ka thënë ndër të tjerash Mezani.

Javën tjetër, Gjilani luan me Dritën në derbin më të madh lokal në rajon. /IndeksOnline/

Mos i humb