15:53 / E Diele, 20 Shtator 2020 / indeksADMonline

Mezani shpërthen pas humbjes: Kemi bërë gabime amatoreske

Nënkampionët e Kosovës, Gjilani e nisën keq sezonin duke u mposhtur 4:0 nga skuadra e Feronikelit.

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, ka mbetur tejet i zhgënjyer nga reagimi i futbollistëve të tij në fushën e lojës, teksa thotë se këto gabime nuk guxojnë të përsëriten në ndeshjet e radhës.

“Kemi bërë gabime amataroske, jo vetëm që nuk na falen, por ne nuk guxojmë të gabojmë në këtë mënyrë. Kampionati është tejet i gjatë dhe ne nuk guxojmë të gabojmë në këtë mënyrë. Nuk dua të shfajsohem për mungesat që kishim. Lojtarët që janë të gatshëm duhet të japin maksimumin dhe nuk duhet të dalin me këtë paraqitje”, theksoi fillimisht Mezani për “Klan Kosova”.