13:41 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Mezi flet e mbushet me frymë, flet i prekuri nga koronavirusi: Nuk ia uroj as armikut!

Koronavirusi, COVID-19 është pandemia më të cilën bota po përballet me frikë çdo ditë të saj. E ardhur nga Kina, dhe tashmë me epiqendër të re, Italinë, virusi po merr mijëra jetë në ditë.

Ekspetët e mjekët bëjnë thirrje që të ruajmë higjenën personale dhe duke u vetëizoluar në shtëpi, si armën e vetme në dorën tonë për t’a mposhtur këtë virus.

Një video e dhimbshme vjen nga Anglia, aty ku një shtetas i prekur nga COVID-19, mezi merr frymë dhe mezi flet, pas prekjes së tij nga koronavirusi i ri.

Andy Hardwick me vështirësi për të mbajtur kokën drejt zbulon për të gjithë simptomat e koronavirusit dhe gjendjen e tij shëndetësore në këto momente.