16:26 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

MI: Rrëshqitje e dheut në Vetërrnik, pas reshjeve të shumta atmosferike [Foto]

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar të gjithë qytetarët se si pasojë e reshejeve të shumta të shtuara atmosferike, shfrytëzuesit e aksit rrugor Prishtinë-Ferizaj kanë ardhur deri tek rrështija e dheut në vendpunishten e zgjerimit të rrugës në hyrje të kryeqytetit, konrektisht në lagjen Vetërrnik.

Sipas një komunikate, bëhet e ditur se  ekipet punuese të operatorit ekonomik të kontrakutar për kryerjen e këtyre punimeve dhe zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e dëmit të mëtejshëm dhe për vendosjen e situatës në kontrollë.​/Indeksonline/