08:49 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / C E

Miami mposht sërish Bostonin, një fitore larg titullit në Lindje

Miami fitoi 112-109 ndaj Bostonit në finalen e katërt play-off në Konferencën e Lindjes, duke qenë një fitore larg titullit në këtë kah të NBA-së. Skuadra nga Florida udhëheq 3-1 serinë e ndeshjeve.

Sfida e luajtur në Orlando u dominua shumicën e kohës nga Miami, por pa arritur të shkëputet. Për pasojë, Bostoni tentoi deri në fund të triumfojë, por pa sukses.

Tyler Herro, që e nisi ndeshjen nga stoli, ishte heroi i Miamit në këtë ndeshje, duke realizuar 37 pikë. Mirë u paraqitën edhe Butlerët (24), Dragiqi (22) e Adebayo (22 pikë e 12 rebound).

Për Bostonin, më i miri ishte Tatumi me 28 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Nesër luhet finalja e katërt në Perëndim midis Lakersit dhe Denverit.

Konferenca e Lindjes, – Finale play off

Miami – Boston, 112-109 (3-1)

Konferenca e Perëndimit, – Finale play off

Lakers – Denver, (2-1)