13:03 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / A. A

Michael Essien del publikisht në mbrojtje të homoseksualëve, por i bie pishman

Ish futbollisti i Chelseat, Michael Essien ka qenë shënjestër e abuzimeve dhe akuzave të shumta nga bashkëkombësit e tij në Ganë.

Në profilin e tij në Instagram, Essien doli publikisht në mbrojtje të të drejtave të komunitetit të homoseksualëve.

Por pas sharjeve dhe fyerjeve të shumta në komente, ai u detyrua ta fshinte postimin, shkruan Indeksonline.

Në Ganë ekziston një agjendë që punon fort kundër komunitetit LGBTi.

/Indeksonline/