08:20 / E Diele, 02 Maj 2021 / OSH

Michael Jackson është gjallë? – Ky njeri ngriti dyshime…


Një imitues i Michael Jackson është bërë viral në rrjete sociale pasi ngjashmëria e tij me mbretin e popit është shumë e madhe dhe kjo gjë bëri që disa njerëz të mendojnë se ai është ende gjallë.

Këngëtari vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles në vitin 2009 por disa nga fansat e tij të devotshëm mendojnë se ai është ende në mesin e tyre.

Michael Jackson poses at a press conference before a date on his HIStory world tour in 1996

Ata shpesh flasin për njerëz identikë si artisti – si një provë bindëse për atë që mendojnë.

Sergio Cortes ka mbledhur më shumë se 2.8 milionë ndjekës në TikTok dhe mijëra të tjerë në Instagram falë ngjashmërisë së tij me këngëtarin e ndjerë.