Mickoski i uron Kurtit 17-vjetorin e Pavarësisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës,
“Ky rast më mundëson të ritheksoj angazhimin tim të sinqertë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona”, thuhet në urimin e kryeministrit Mickoski.
Duke i uruar Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj progres, mirëqenie dhe prosperitet, kryeministri Mickoski është shprehur i bindur se me përpjekje të përbashkëta do të vazhdojmë të forcojmë lidhjet në të gjitha fushat me interes të përbashkët dhe do të përmirësojmë bashkëpunimin tonë në kuadër të nismave rajonale dhe shumëpalëshe.
Përkthimi jozyrtar i letrës së urimit:
I dashur koleg,
Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, kam nderin dhe kënaqësinë e madhe që t’ju uroj sinqerisht 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, dhe t’i uroj përparim, mirëqenie dhe prosperitet vendit tuaj dhe qytetarëve tuaj.
Ky rast më mundëson të ritheksoj angazhimin tim të sinqertë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona
Jam i bindur se me përpjekje të përbashkëta do të vazhdojmë të forcojmë lidhjet në të gjitha fushat me interes të përbashkët dhe të përmirësojmë bashkëpunimin tonë në kuadër të nismave rajonale dhe shumëpalëshe.
Ju dërgoj, i dashur, konsideratën time më të lartë.