Miftaraj: Haxhiu bën përpjekje për “kuorum artificial” në procesin e zgjedhjes së presidentit
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka ngritur kritika ndaj mënyrës së menaxhimit të seancave parlamentare dhe procedurës së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke përmendur kryetaren e kuvendit, Albulena Haxhiu.
Miftaraj ka thënë se çdo përpjekje për të krijuar “kuorum artificial” apo për të kushtëzuar pjesëmarrjen e deputetëve në seanca plenare është, sipas tij, e pabazuar në Kushtetutë dhe në praktikën e Gjykatës Kushtetuese.
Postimi i plotë:
Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit te Kosoves permes skenarit te saj po ben perpjekje per te nderuar kuorum artificial dhe te pa bazuar ne Kushtetute dhe praktiken e Gjykates Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.
Pretendimet e bazuara ne interesa puro partiake për një detyrim kushtetues të deputetëve që të qëndrojnë në seancë plenare gjatë procedurës së zgjedhjes së presidentit janë fiktive dhe të pabazuara.
Mandati i deputetit është i lirë. Nuk mundet Albulena Haxhiu e as LVV-ja që të kushtëzojë apo imponojë kërkesa për “leje” nga kryetari i kuvendit për të munguar nga seanca në kuvend.
Kjo eshte e tejkaluar dhe nuk ka baze kushtetuese. Çdo përpjekje për ta paraqitur mungesën e deputetit si shkelje procedurale që ndikon në vlefshmërinë e procesit përbën interpretim të pabazuar të kompetencave parlamentare. Kjo nuk i hap në asnjë rrethanë rrugë Albulena Haxhiut apo LVV-së zgjedhjen e presidentit pa 80 vota në kutinë e votimit ne rundin e parë dhe të dytë.
Procedura për zgjedhjen e presidentit duhet të respektojë jo vetëm tekstin, por edhe frymën e Kushtetutës, siç është interpretuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Ndërsa Kushtetuta parasheh që në rundin e tretë presidenti mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë prej 61-votash.
Çdo skenar që synon të prodhojë kuorum artificial apo të instrumentalizojë mungesën e opozitës për të justifikuar një zgjedhje me shumicë te thjeshte ne rundin e pare cenon rendin kushtetues për interesa puro partiake me qëllim që rasti të shkojë në Gjykatën Kushtetuese dhe shtyrjen e datës se zgjedhjeve sipas interesave të LVV-së dhe kur ata e shohin te arsyeshme dhe kur ata mendojnë se mund ta kapitalizojnë vullnetin e votuesit në votë për VV-së./Indeksonline/

