15:33 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Miftaraj nga IKD: Çka i duhen qeverisë këshilltarët e zv/kryeministrave

Ehat Miftaraj nga Instituti Kosovar për Drejtësi ka kritikuar pozitat e këshilltarëve të zëvendëskryeministrave.

Ai ka thënë se 8 ose 9 këshilltarë për zëvendës-Kryeministër më shumë i sheh si rehabilitim të militantëve partiak, zbutje të papunësisë në kurriz të buxhetit të Kosovës, keq-qeverisje, se diçka tjetër.

“Çdo zëvendës-Kryeministër ka 8 e 9 këshilltarë. A bon me ditë vlla çka punojnë së pari zëvendës-Kryeministrat, çfarë portofolio kanë, secili prej tyre çfarë roli ka në përmbushjen e objektivave të programit të qeverisë. 8 ose 9 këshilltarë për zëvendës-Kryeministër më shumë e shoh si rehabilitim të militantëve partiak, zbutje të papunësisë në kurriz të buxhetit të Kosovës, keq-qeverisje, e s’di çka tjetër”, ka shkruar Miftaraj në profilin e tij në Facebook.

Me këtë formë të qeverisjes, sipas tij, zor se një qytetar që ka mendjen e shëndoshë, që e don veten, familjen dhe shtetin e Kosovës, që kish votu për këto parti politike që janë aktualisht në pushtet.

Miftaraj thotë se logjika e shënosh se kupton pse kjo qeveri vazhdon me këtë lloj vandalizmi në qeverisje./IndeksOnline/