20:04 / E Premte, 21 Maj 2021 / OSH

Mijëra euro në banesë dhe drogë, kapet shqiptari në Itali, por plagosi një polic

Në ikje e sipër shqiptari plagosi dhe një nga karabinierët, pasi e qëlloi me gushte atë. Ai u arrit të kapej dhe u çua në paraburgim.

Një shqiptar është vënë në pranga pasi akuzohet për shpërndarje lëndësh narkotike dhe për plagosjen e një efektivi polici. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari është ndaluar nga policia italiane, por kur ka kuptuar që do të kontrollohej, ai ka tentuar të largohet me vrap.

Në ikje e sipër shqiptari plagosi dhe një nga karabinierët, pasi e qëlloi me gushte atë. Ai u arrit të kapej dhe u çua në paraburgim.

Pas arrestimit, policia italiane ushtroi kontroll në banesën e shqiptarit ku gjeti dhe 100 gramë marihuana, 40 gramë kokainë, e ndarë në 16 copa të vogla, gati për tu shitur, një peshore elektronike, si dhe 8 mijë euro në kesh.