21:14 / E Diele, 24 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Mijëra njerëz në Serbi, në protestë kundër Vuçiqit, i vodhi zgjedhjet

Mijëra persona u mblodhën në qendër të Beogradit në një protestë antiqeveritare të dielën për të kërkuar anulimin e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të një jave më parë, për të cilat vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se ishin të padrejta.

Partia Populiste Progresive Serbe (SNS) në pushtet fitoi 46.72% të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare fundjavën e kaluar, sipas rezultateve paraprake të komisionit shtetëror zgjedhor.

Një mision ndërkombëtar monitorues të hënën tha se SNS fitoi një avantazh të padrejtë përmes paragjykimeve mediatike, ndikimit të pahijshëm të presidentit Aleksandar Vuçiç dhe parregullsive në votim, si blerja e votave.

Në raportin e OSBE-së, thuhet se ka gjetur dëshmi për vjedhjeve të votave në Serbi.

Përveç kësaj edhe Gjermania poashtu ka dalur me raport duke konkluduar se kishte vjedhje masive të votave në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi.