16:52 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Mijëra qytetar mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit, Fadil Vokrrit

Familjarë, miq, kolegë e personalitete të shumta të vendit e jashtë Kosovës janë mbledhur sot për t’i dhënë lamtumirën e fundit Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Vokrri ka ndërruar jetë ditën e djeshme përderisa pak orë më parë kanë përfunduar edhe homazhet dhe mbledhja komerative që u zhvilluan në Kuvendin e Kosovës, raporton Indeksonline.

Të pranishëm në varrimin e tij janë mijëra persona që sigurisht Vokrrin do ta përkujtojnë si një ndër njerëzit më të ngritur që ka pasur ndonjëherë vendi./Indeksonline/