20:17 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mijëra tifozë të Frankfurtit nuk lejohen të hyjnë në stadiumin e Arsenalit

Frankfurti sonte do të jetë mysafir i Arsenalit në kuadër të Ligës së Evropës, në ndeshjen më të rëndëisshme deri tani për klubin gjerman.

Megjithatë, ata nuk do të kenë përkrahjen e tifozëve, ngase UEFA e ka dënuar Frankfurtin që të luaj pa praninë e tifozëve të tyre, pas problemeve që shkaktuan ata në ndeshjen e kaluar kundër Vitoria Guimaraes, transmeton Indeksonline.

Kjo nuk i ka ndalur gjermanët që të udhëtojnë në Londër dhe në këto momente ata ndodhën pranë hyrjes së stadiumit “Emirates”.

Policia angleze ka ndërmarrë masa të larta sigurie për të mos lejuar të ndodhë ndonjë incident.

/Indeksonline/