14:32 / E Premte, 27 Mars 2020 / indeksADMonline

Mikel Arteta tregon se si e kishte zbuluar që ishte prekur me koronavirus

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta ka treguar për momentin kur kishte dyshuar se ai mund të ishte i prekur me koronavirus.

Trajneri i cili tashmë ka arritur që të shërohet nga ky virus në fillim të këtij muaji kishte dalur pozitiv me koronavirus, transmeton IndeksOnline.

“Ne morëm thirrjen telefonike nga klubi për të na njoftuar se mund të ishim të ekspozuar ndaj virusit për shkak disa të infektuarave nga Olympiacos dhe në atë moment ndjeva diçka brenda meje”, tregoi Arteta.

“Ne kishim një lojë ditën tjetër kundër Manchester City, kështu që unë vendosa të thërrisja menjëherë mjekun dhe i kërkova që të vinte në shtëpi”.

“Unë u shqetësova për tre fëmijët që kam në shtëpi. Faleminderit Zotit, fëmijët nuk u preken dhe ne të gjithë jemi plotësisht mirë tani” përfundoi trajneri i Arsenal.

Kurse një javë më parë liga angleze u pezullua deri më 30 prill shkaku i situatës pas përhapjes së koronavirusit./IndeksOnline/.