16:05 / E Premte, 26 Nëntor 2021 / A. M.

Miku i Edi Ramës bëhet me Albin Kurtin

Biznesmeni Gjergj Luca ka bërë një video me dy kryeministrat, atë të Kosovës, Albin Kurtin, dhe atë të Shqipërisë, Edi Ramën, ku e ka shprehur admirimin për Kurtin.

“Faleminderit të zotit të shpisë e mikut të madh që na ka ardhë prej Kosove”, thotë Luca në video-selfien e tij.

“Unë Gjergj Luca si anëtari më i vjetër i Vetëvendosjes se kam vendosë cdo gjë në jetën time vetë sot jam pranë këtij burri dhe jam anëtar i kësaj partie. Respekt për mikun (drejtuar Kurtit), respect zotit të shtëpisë (drejtuar Ramës)”.

Përndryshe Luca njihet si mik i mirë i kryeministrit aktual të Shqipërisë.