15:46 / E Diele, 03 Maj 2020 / indeksADMonline

Miku i Fadil Vokrrit, Ismet Begolli: Gjithmonë do të mbetesh presidenti historik

Miku i Fadil Vokrrit, Ismet Begolli, e ka lartësuar edhe një herë kontributin e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Sot, katër vjet më parë, Kosova u bë anëtare e UEFA-s, falë kontributit të madh dhe lobimit ndër vite të ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri.

Begolli ka theksuar se Vokrri gjithmonë do të mbetet presidenti historik.

“Faleminderit presidenti historik, gjithmonë do të mbetesh historik. Falë jush sot jemi me të drejta të barabarta në UEFA dhe po i gëzohemi sukseseve të Kombëtares së Kosovës. Njëherit për të hapur dera e klubeve dhe reprezantacioneve të Kosovës të marrin pjesë në gara ndërkombëtare. Pa punën e tij nuk do të ishte e mundur pranimi në këtë organizat me të madhe të futbollit evropian. Unë si donator tani 30 vite në futboll me mburrje sot kujtojë dhe përjetësish falenderoj shokun tim”, ka thënë Begolli.