20:32 / E Diele, 18 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Milaim Zeka: Vetëm 5 deputetë pritën kongresistët amerikan (Foto)

Seanca e sotme solemne për shënjimin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës është kritikuar për mënyrën e organizimit.

Ndër të tjerash kritika, është deputeti nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka i cili ka publikuar disa fotografi ku tregon se në momentin kur hynë në sallë kongresistët amerikan, vetëm pesë deputetë ishin në sallën e Kuvendit, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Po ndaje disa foto me ju sot, ne 10-vjetorin e pavaresise

Kur hyne ne salle kongresiste amerikan, deputet evropian e te huaj, brenda ne sallen e Kuvendit ishin vete 5 deputet…