Milan – Atalanta, formacionet zyrtare

Java e 36-të e Serie A nis me një supersfidë pasi Atalanta do të përballet me Milanin në San Siro.
Kuqezinjtë dhe bergamaskët janë dy skuadrat më në formë me rikthimin e futbollit pas ndërprerjes teksa kanë arritur të grumbullojnë nga 23 pikë secila me nga 7 fitore dhe 2 barazime në 9 takimet e fundit.
Milani ka shumë mungesa në këtë sfidë sidomos në mbrojtje aty ku Theo Hernandez, Musachio, Kjaer, Conti dhe Romagnoli dhe Duarte do të mungojnë.
Atalanta në krahun tjetër ka vetëm 2 mungesa mbrojtësin shqiptar Berat Gjimshiti dhe sllovenin Josip Ilicic.
Formacionet zyrtare:
Milan: G.Donnarumma, Calabria, Gabbia, Kjaer, Laxalt; Kessie, Biglia; Saelemaekers, Calhanoglu, Rebić; Ibrahimovic.
Atalanta: Gollini; Toloi, Caldara, Djimsiti; Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens; Malinovskyi, Gomez; Zapata