18:02 / E Premte, 12 Tetor 2018 / indeksADMonline

 Milan dhe Roma hynë në garë për super talentin e Ajax

Gjigantët italian, Milan dhe Roma kanë hyrë në garë me Juventus dhe Barcelona për super talentin e Ajax, mëson Calciomercato.

Bëhet fjalë për mbrojtësin 18 vjeçar, Matthijs de Ligt. Agjenti i lojtarit, Mino Riaola ka kontaktuar me Barcelonën e Juventusin por tash garës i janë shtuar Milan dhe Roma, transmeton Indeksonline.

De Ligt i ishte ofruar Juventusit verën e kaluar por çmimi prej 50 milionë euro ishte i lartë sipas “Zonjës së vjetër”.

Duke parë problemet e Barcelonës në mbrojtje, blaugranët e kanë listuar mbrojtësin 18 vjeçar si një nga lojtarit e kryesor për të transferuar në verën tjetër./Indeksonline/