23:28 / E Hënë, 23 Gusht 2021 / OSH

Milan e fillon sezonin me 3 pikë, Diaz tregohet vendimtar

Skuadra e Milan e ka filluar sezonin e ri në mënyrën më të mirë në Serie A.

“Kuq e zinjtë: kanë arritur të fitojnë me rezultat 0:1 kundër Sampdorias, transmeton Indeksonline.

Brahim Diaz në minutën e 9-të arriti të shënoj pas një asistimi të Calabrias.

Dy ekipet patën raste për të shënuar, por gjithçka u mbyll me golin e Diazit. Tek Milan debutuan Giroud dhe Florenzi./Indeksonline/