19:59 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Milan e PSG seriozisht pas yllit të Liverpoolit

Afati kalimtar i janarit pritet të sjellë shumë ndryshime në skuadra.

Fabinho u transferua te Liverpooli nga Monaco me shumë bujë, por nuk po gjen hapësirë në formacionin e Jurgen Klopp ndaj dhe ka kërkuar të ndryshojë ambient.

Të parët që shfaqën interes për brazilianin ishin francezët e PSG, ndërkohë që, sipas mediave italiane, tani edhe Milani po mendojn të transferojë në Serie A 25-vjeçarin.

Në rast të largimit nga Anfield, Fabinho mund të jepet në huazim për gjashtë muaj, pasi Liverpooli vështirë se do të lejojë kaq lehtë largimin e një futbollisti për të cilin pagoi 40 milionë euro.