13:07 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Fabinho: Çfarë më tha Coutinho për Liverpoolin dhe netët evropiane

Fabinho e di se çfarë pret në ndeshjen, Liverpool – Napoli, në ”Anfield” këtë mbrëmje, kjo sepse Philippe Coutinho i ka treguar diçka atij.

Braziliani arriti në Liverpool në verë, gjashtë muaj pasi bashkëkombasi i tij, Coutinho u largua nga klubi drejt Barcelonës.

Por, Coutinho i ka treguar ish-anëtarit të Monacos se çfarë mund të presë nga tifozëria e Liverpoolit në ndeshjen e sotme, transmeton IndeksOnline.

”Kam dëgjuar për netët evropiane në ‘Anfield’, por nuk e dija saktësisht se çfarë, vetëm disa gjëra që i kam dëgjuar nga storiet në TV”.

”E mbaj mend njëherë në Kombëtare, Coutinho më fliste për tifozërinë e jashtëzakonshme të Liverpoolit”.

”Por, tash që jam këtu, reagimi i tifozëve në çdo fitore është fantastik. Ata, me të vërtetë, e bëjnë diferencën”, tha Fabinho./IndeksOnline/