75 Mall Live Search
11:38 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Milan – Gazidis, rikthehen zërat për kalimin e shefit ekzekutiv te ”Rossonerët”

Zërat për kalimin e shefit ekzekutiv të Arsenalit, Ivan Gazidis te Milani janë rikthyer.

Milani dështoi gjatë verës në arritjen e një marrëveshje me Gazidis, por Gazzetta dello Sport shkruan sërish se Gazidis mund ta pranojë ofertën e Milanit.

Kjo sepse Diavolo është pajtuar që t’i paguajë Gazidist një pagë të lartë, transmeton IndeksOnline.

I përshkruar si ”magjistar” i llogaritjeve financiare nga gazeta, 53-vjeçari e ka ndihmuar kampionatin amerikan shumë në këtë aspekt.

Përveç kësaj, ai stabilizoi edhe gjendjen financiare tek Arsenali pas kalimit në ”Emirates Stadium”./IndeksOnline/